Ilustrim

Gjakovë, arrestohen 5 persona pasi u rrahën në mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona në fshatin Vogovë të komunës së Gjakovës, të cilët pas një zënke që kishin pasur, ishin rrahur në mes vete, ku si pasojë dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit të policisë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë automatike AK-47 dhe 9 gëzhoja të fishekëve.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.