Ilustrim

Përleshje masive në Lipjan, arrestohen pesë persona

Policia ka arrestuar pesë persona gjatë ditës së djeshme në Lipjan.

Sipas policisë, të njëjtit dyshohen se janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Me urdhër të këtij të fundit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.