Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë pasi u rrahën në mes vete

Tre persona janë arrestuar ditën e djeshme në Fushë Kosovë, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se gjatë rrahjes është përdorur një mjet i mprehtë, pasi njëri nga të dyshuarit është therur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Gjithashtu edhe dy të dyshuarit  kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 19:40 në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë.