Obiliq- Policia arrestoi katër të mitura, rrahën bashkëmoshataren e tyre

Katër të mitura janë identifikuar dhe arrestuar nga policia ditën e djeshme në Obiliq.

Policia ka sqaruar se arsyeja e arrestimit ishte pasi që të njëjtat dy ditë më parë kishin sulmuar një të mitur tjetër.

Të gjithë të dyshuarat gjithashtu dhe viktima janë nxënëse të shkollës së mesme.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ku me vendim të këtij të fundit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.