Lipjan, katër të arrestuar për rrahje dhe gjuajtje me armë

Katër persona në fshatin Bujan të Lipjanit janë arrestuar dje pasi  ishin rrahur mes vete.

Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit madje kishte gjuajtur me armë gjuetie në drejtim të dyshuarve të tjerë, por  nuk i ka goditur.

Pas arrestimit, Policia e Kosovës ka konfiskuar nga të dyshuarit armën e gjuetisë dhe një revole.

“Nga të dyshuarit është konfiskuar një pushkë gjuetie, dy fishekë, një gëzhojë dhe një revole. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.