foto: Ilustrim

Rrahje në Drenas, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar dje në Drenas, pasi dyshohen se pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një përson.

Sipas njoftimit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 09:50.