Gazetarët e BIRN fitojnë çmimin për gazetarinë për ekonomi "Ibrahim Rexhepi"

Gazetarët e BIRN Kosovës janë shpërblyer me çmimin e parë për storjen më të mirë në gazetarinë për ekonomi.

Emisioni “Monopoli me Dritë të Diellit – ZRRE dhe Devolli”, është vlerësuar me çmimin e parë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe OSBE.

Autori i emisionit, Visar Prebreza ka rrëfyer për punën disa mujore që është bërë në realizmin e këtij hulumtimi.

“Ky hulumtim është realizuar në një kohë para pandemisë dhe në pandemi. Është realizuar në një kohën kur krejt Prishtina ka qenë në karantinë, ne kemi punuar deri në orët e vona për t’i parë e analizuar shumë dokumente që nuk kanë qenë veç në Kosovë. Ne kemi hulumtuar edhe në Maltë për t’i parë fshehjet e bizneseve  nëpër Maltë në mënyrë që të fitojnë tarifa nxitëse”, është shprehur Prebreza.

Në këtë hulumtim kanë punuar: Visar Prebreza, Jeta Xharra, Faik Ispahiu, Dorentina Kastrati e Astrit Perani.

Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës” , i mbështetur nga Zyra e Jashtme e Komonuelthit përmes Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Monopoli me dritë të diellit