Monopoli me dritë të diellit

 

Një hulumtim i gjatë i emisionit ‘Jeta në Kosovë’ zbardh skemën mbi të cilën kompani në pronësi të Blerim Devollit të regjistruara në shtetin e Maltës do përfitojnë nga tarifat nxitëse për prodhimin e energjisë nga dielli.

Emisioni sjell emrat e kompanive të listuara nga ZRrE të cilët kanë emër tjetër në Kosovë e të cilat janë regjistruar si kompani në pronësi të kompanive në Maltë.

Hulumtimi zbardh arkivat e bizneseve në Maltë dhe tregon se prapa bizneseve fshihet kapitali i Blerim Devollit.

Hulumtimi zbardh edhe lidhjet e kompanisë së anëtarit të Bordit të ZRRE-së me bizneset e Blerim Devollit.

Në më shumë se një orë reportazh, hulumtimi sjell edhe intervista ekskluzive dhe intervista me njerëz që ishin në prapaskenë të kompanive që merren me energji solare në Kosovë.