Gastronomët shpallin qeverinë e Kosovës 'NON GRATA'

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka shpallur qeverinë e Kosovës NON GRATA (të padëshirueshme) pas masave të fundit për kufizim të punës në këtë fushë.

Shoqata është shprehur se nuk do u shërbejnë më në kafe, bare dhe restorante qeverisë së Kosovës.

“S’ka konsideratë për neve, s’ka kafe për juve”.

“Shoqata e Gastronomëve në emër të gjithë anëtarëve shpall Qeverinë e Kosovës NON GRATA (të padëshirueshëm). Nuk do t’ju shërbejmë në kafe, bare dhe restorante”, kanë shprehur gastronomët.

Sipas tyre ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka bërë të ditura masat e reja anti- COVID për ditët e ardhshme në Kosovë. Vendimi sipas Hotit pritet të vihet në votim në qeveri.

Komunat  me numër të të infektuarve nën 75 për 100 mijë banorë janë futur në “grupin e gjelbër”. Në këto qytete operatorët ekonomik, gastronomia dhe veprimtaria hoteliere  mund të punojnë nga ora 05:00 deri në në orën 20:00, pas kësaj ore mund të punohet vetëm me dërgesë  dhe “ merr me  vete”.

Në qytetet me rrezikshmëri të mesme të cilat përfshijnë ato komuna me numër nën 150 të infektuar për 100 mijë banorë  operatorët ekonomik, shërbimet hoteliere dhe gastromia mund të punojnë  nga ora 05:00 deri  18:00. Ndërkaq pas kësaj ore veprimtaria  mund të zhvillohet vetëm me porosi apo “merr me vete”.

Për këto qytete është marrë vendim që insitucionet publike të punojnë me staf esencial.

Komunat me rrezikshmëri të lartë me numër të infekturave mbi 150 për 100 mijë banorë brenda javës  janë kategorizuar në zonen e kuqe. Në këto qyteete operatorët ekonomik, shërbimet hoteliere dhe gastronomia janë lejuar në punojnë nga ora 05:00-19:00. Nga ora 19:00, kryeministri Hoti ka bërë të ditur se të gjitha bizneset do të mbyllen.