Dështon protesta kundër masave të fundit kundër COVID-19

Protesta e planifikuar të mbahet sot në orën 11 kundër masave të fundit kundër COVID-19 dështoi të mbahet sot.

 

Shoqata e Gastronomëve, kategori e prekur nga masat e fundit u distancua nga kjo proestë me arsyen se nuk duan organizimenga që nuk i përfill masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Kjo protestë ishte thirrur nëpër rrjete sociale si formë kundërshtimi ndaj masave të fundit të qeverisë.

Në sheshin “Skënderbeu”, ku pritej të mbahej protesta nuk u pa ndonjë protestues.

Masat e fundit të qeverisë u kundërshtuan fuqishëm nga ana e gastronomëve, këta të fundit po kërkojnë nga qeveria një pako ekonomike që do u ofrojë subvencione, shtyrje të qerasë dhe shërbim “delivery” edhe pas orës 19:00.

Lidhur më këto kërkesa, gastronomët i kanë dhënë qeverisë një javë kohë, në të kundërt do përcillen me kundërshtime dhe veprime tjera.

Gastronomët gjithashtu shpallën qeverinë e Kosovës “NON GRATA”, ku thuhet se nuk do u shërbejnë më në lokalet e tyre.

Në masat e fundit të qeverisë së Kosovës, komunat me numër të të infektuarve nën 75 për 100 mijë banorë janë futur në “grupin e gjelbër”. Në këto qytete operatorët ekonomik, gastronomia dhe veprimtaria hoteliere  mund të punojnë nga ora 05:00 deri në në orën 20:00, pas kësaj ore mund të punohet vetëm me dërgesë  dhe “ merr me  vete”.

Në qytetet me rrezikshmëri të mesme të cilat përfshijnë ato komuna me numër nën 150 të infektuar për 100 mijë banorë  operatorët ekonomik, shërbimet hoteliere dhe gastromia mund të punojnë  nga ora 05:00 deri  18:00. Ndërkaq pas kësaj ore veprimtaria  mund të zhvillohet vetëm me porosi apo “merr me vete”.

Për këto qytete është marrë vendim që insitucionet publike të punojnë me staf esencial.

Komunat me rrezikshmëri të lartë me numër të infekturave mbi 150 për 100 mijë banorë brenda javës  janë kategorizuar në zonen e kuqe. Në këto qyteete operatorët ekonomik, shërbimet hoteliere dhe gastronomia janë lejuar në punojnë nga ora 05:00-19:00. Nga ora 19:00, kryeministri Hoti ka bërë të ditur se të gjitha bizneset do të mbyllen.