Foto: KALLXO.com, Gastronomia. Ilustrim

Gastronomët kërkojnë të punojnë më orar të plotë për festat e fundvitit

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po kërkon që ky sektor të punojë me orar të plotë për festat e fundvitit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi ka shkruar se gastronomia ka nevojë të mbijetojë në këtë fundvit.

“Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës po ashtu edhe për diasporen, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit”.

Sipas tij, ideja që masat të lirohet vetëm për tre ditë të vitit të ri, gastronomëve nuk iu konvenon fare.

“Nuk ka kuptim taxit me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo. Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur, dhe delivery është vetëm një ndihmes për gjithë ato nana që përveq punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares”, ka shkruar në fund Kllokoqi.

Sektori i gastronomisë, ashtu si edhe po thuajse gjithë sektorët vazhdojnë ta kenë veprimtarinë e ndaluar pas orës 19:00, në komunat e mëdha që janë në ‘zonën e kuqe’. Ndërsa para orës 19:00, numri i njerëzve brenda një hapësire është i kufizuar