Gastronomët nesër në protestë: 'Me një vaksinë nuk çel vera'

Gastronomët e Kosovës do të protestojnë nesër para objektit të Qeverisë së Kosovës duke filluar nga ora 18:00, në shenjë pakënaqësie me masat kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë koronavirus.

Këtë e kanë bërë të ditur në një postim në Facebook, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Sipas tyre, protesta do të mbahet me parullën “Me një vaksinë nuk çel vera”.

“Me një vaksinë nuk çel vera! Të bashkuar ta kthejmë lumturinë dhe ekonominë në vend”, thuhet në postimin e tyre.
Qeveria Kurti 2 ka vendosur kohë më parë masat e reja anti-COVID-19 sipas të cilave ndalohet puna e gastronomeve dhe qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.

Kurse, të mërkurën është paralajmëruar që Qeveria të shqyrtojë masat e reja për COVID-19.

Të mërkurën pritet të merret vendimi rreth lirimit të masave