Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Fushë Kosovë - Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses dhe arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Fushë Kosovë.

Sipas policisë viktima ka raportuar se i dyshuari me të cilin është në bashkëjetesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Ngjarja ka ndodhur me 24 maj, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Kurse rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante thuhet në raportin e policisë.