Fushë-Kosovë, tentim grabitje në bankomatin e një banke

Një institucion bankar në Fushë-Kosovë ka qenë shënjestër e një tentimi të grabitjes.

Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17 :20 në rr. “Ahmet Krasniqi”, në Fushë-Kosovë.

Policia njofton se një person i panjohur ka dëmtuar bankomatin e një banke duke tentuar që të vjedhë para nga ai.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë.