Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Fushë Kosovë, i dyshuari arrestohet për tentim-dhunim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person të dyshuar për tentim dhunimi.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, dje rreth orës 17:00.

I dyshuari është arrestuar pasi që kishte tentuar që të dhunojë viktimës, dhe më pas me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Por, i njëjti është ndaluar dhe arrestuar nga njësiti policor.

Rasti po vazhdon të hetohet.