Ilustrim

Fushë Kosovë, babai raporton se vajza po i ngacmohet në rrjete sociale nga një i panjohur

Një burrë është ankuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij qe një kohë po ngacmohet përmes rrjeteve sociale.

Sipas tij, ngacmimi është bërë nga një person i panjohur.

Rasti i raportuar ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se njësitë përkatëse policore janë duke e hetuar rastin.