Ilustrim

Fushë Kosovë, arrestohet një person pasi goditi me veturë një këmbësore

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me veturë një këmbësore në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur më 15 janar rreth orës 06:30, ndërsa gruaja ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.