Fshatrave të Rahovecit, Gjakovës dhe Prizrenit u kthehet furnizimi me ujë pas 12 orësh

Ujësjellësi i Gjakovës ka kthyer furnizimin me ujë pas defektit të mbrëmshëm në afërsi të fshatit Marmull.

Sipas njoftimit të ujësjellësit defekti është sanuar pas 12 orësh punë.

“Ekipa e KRU “Gjakova” pas një pune maratonë prej më shumë se 12 orë, arritën të eleminojnë defektin në gypin kryesorë 800 fi, duke iu rikthyer furnizimin me ujë zonave përkatëse!”, thuhet në njoftimin e KRU Gjakova.

Ujësjellësi “Gjakova” kanë falënderuar Komunën e Rahovecit, respektivisht Kryetarin e Komunës Smajl Latifin dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët ofruan ndihmën dhe mbështetjen e tyre.

Pas sanimit të defektit, fshatrave të komunës së Rahovecit, Gjakovës dhe Prizrenit u është kthyer furnizimi me ujë.