FOTO - Vazhdojnë kolonat e gjata në Fushë-Kosovë

Trafiku i dendur me vetura është duke vazhduar në Fushë-Kosovë.

Në adresë të KALLXO.com qytetarët kanë dërguar fotografi nga kolonat e gjata të veturave në rrugën Fushë-Kosovë – Sllatinë.

Kolonat janë të gjata nga rruga afër shkollës “Mihail Gremeno” në Fushë-Kosovë e deri në Vragoli.

KALLXO.com ka raportuar për trafikun këtë pasdite edhe në Prishtinë.

FOTO – Kolona të gjatë nëpër rrugët e Prishtinës