FOTO - Kolona të gjatë nëpër rrugët e Prishtinës

Nuk është diçka e re për qytetarët e Prishtinës të shohin kolonat e gjata e për orë të tëra.

Pamje të njëjtë ka marrë edhe pasdita e së martës. Në fotografitë e KALLXO.com në afërsi të sallës ‘1 Tetori’ në Prishtinë shihet kolona e gjatë e rruga e stërngarkuar me vetura e kamionë.

Kolona është e gjatë nga semaforët te salla ‘1 Tetori’ e deri në Bregun e Diellit, si dhe përgjatë gjithë rrugës në drejtim të Fushë Kosovës.