Foto: Policia në hyrje të Prishtinës në “orën policore”

Që nga mbrëmë, Komuna e Prishtinës është futur në karantinë.

Kjo për shkak të rritjes së numrit të rasteve të prekura me coronavirus.

Një qytetar ka dërguar fotografi në KALLXO.com në të cilat shihen edhe se përveç orës policore, polic të shumtë janë të vendosur në hyrje të kryeqytetit për të mos lejuar që veturat pa autorizim përkatës të futen në kryeqytet por edhe nëse posedojnë vendimet dhe lejet e veçanta për qarkullim gjatë ‘orës policore’.

Që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizimin e qarkullimit të lëvizjes, Policia e Kosovës në mënyrë strikte ka marrë të gjitha veprimet për të parandaluar që vetura pa autorizime përkatëse të qarkullojnë gjatë orës policore.

Dënime të shumëta janë të përcaktuara për personat të cilët nuk respektojnë vendimet e qeverisë për parandalimin e përhapjes së coronavirus në Kosovë.