Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

FOTO - Parada e Krenarisë në Prishtinë, marshuesit parakalojnë nën thirrjet për liri e barazi

Qindra aktivistë, politikanë e qytetarë po marshojnë për të drejtat e komunitetit LGBT nëpër qendër të Prishtinës në kuadër të ‘Javës së Krenarisë.’

Nga sheshi ‘Skënderbeu’ deri tek Katedralja “Nënë Tereza” ata marshuan nën muzikën që inkurajon të drejtat e këtij komuniteti.

Lendi Mustafa nga nga komuniteti LGBT tha se pavarësisht vështirësive që i kanë kaluar asnjë nuk kishim mundur t’i kalojnë njëri-tjetrin.

“Kodi Civl është duke na pamundësuar të drejtat tona, por ne do luftojmë së bashku krah-njëri tjetrit” tha Mustafa.

Mustafa tha se kjo paradë është protestë dhe rezistencë për të drejtat e tyre.

“Mos heqni dorë nga të drejtat e juaja e as nga njëri tjetrit. Ne do të rrimë së bashku dhe krenarë” tha ai.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com