FOTO: Gjilan, ndotje e tmerrshme e ajrit

Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në Gjilan janë krijuar shtëllunga të mëdha të tymit.

Qytetarë të shumtë kanë dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi të cilat tregojnë për shtëllunga të mëdha të tymit nga një zjarr që, sipas qytetarëve, ka përfshirë mbeturinat.

Fotografitë, të dërguara nga pjesë të ndryshme të Gjilanit, tregojnë për ndotje serioze të ajrit në këtë qytet.

Tymi, sipas qytetarëve, është në një pjesë ku janë hedhur mbeturina të ndryshme, përfshirë edhe goma automjetesh, të cilat, me gjasë, janë djegur dhe prej tyre po del ky tym i zi.

Vendi prej nga po vjen tymi është te rruga që çon për Kamenicë.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.