FOTO: Gjendja aktuale me zjarret në malet e Kalimashit

Vatra të zjarreve dhe tymit janë të pranishme ende në malet e Kalimashit në Shqipëri.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga gjendja aktuale në atë zonë, ku vende-vende ende del tym.

Mbrëmë është raportuar për gjendje të rëndë nga zjarret që kanë përfshirë malet në Kalimash, në afërsi të tunelit, në Rrugën e Kombit.

Prej mesit të korrikut, Shqipëria gjendet në emergjencë dhe po lufton me vështirësi me vatrat e mëdha të zjarrit, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e një 64-vjeçari në Gjirokastër dhe plagosjen e dy personave.  Një bilanc i plotë i dëmeve të shkaktuara nga flakët është ende i paqartë.

Ndërsa Shqipëria po lufton me vështirësi me vatrat e zjarrit nga jugu në veri, Policia e Shtetit deklaroi se ka arrestuar 15 persona dhe po procedon në gjendje të lirë 16 të tjerë në dy javët e fundit.

Ndërkohë Kosova ka dërguar trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ndihmuar në lidhje me situatën nga zjarret në Shqipëri.