Ilustrim

FOTO - Aksident në Deçan

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Deçan, përkatësisht në rrugën “Luan Haradinaj”.

Një qytetar ka dërguar një fotografi në redaksinë e KALLXO.com nga ky aksident.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

KALLXO.com ka provuar të marrë përgjigje nga zyrtarë të Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë konfirmim.

Kjo është fotografia nga ky aksident: