Flet i dyshuari për tentim-sulm ndaj Berat Buzhalës, Andi Pajaziti

Andi Pajaziti, i biri i Burhan Pajazitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka dhënë një deklaratë për KALLXO.com në lidhje me rastin e tentim-sulmit ndaj Berat Buzhalës.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë personale me Buzhalën ndërsa ka mohuar se është pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosje.

“Deklaroj për çështjen që është shumë përfol nëpër media lidhur me rastin me Berat Buzhalen dhe deklaroj që s’kam asgjë personale e as politike me këtë person”, ka thënë ai.

“Nuk kam tentu me sulmu as me kanos thjesht kam dashur ta përshëndeti nga vetura ku isha me të përmes xhamit të hapur por ai u frikësu duke paragjyku. Nuk jam anëtar i asnjë partie politike aq ma pak i Vetëvendosjes me të cilën nuk me lidhë asgjë”, ka deklaruar Andi Pajaziti.

“Dua të shtoj se me Berat Buzhalën mund t’kem vetëm raporte t’mira dhe përshëndetje ngase  asnjë lloj raporti nuk ekziston në mes nesh”, ka thënë i dyshuari për tentim-sulm ndaj drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala.

Andi Pjaziti është djali i Burhan Pajazitit. Ky i fundit është anëtar i PDK-së dhe ish-kandidat për asamble në degën e Prishtinës nga radhët e parisë së Kadri Veselit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë avokati i Anti Pajazitit, Asdren Hoxha.

“Po është djali i Burhanit, s’ka lidhje me Vetëvendosjen, Burhani është anëtar i PDK-së”, ka thënë avokati Asdren Hoxha.

Dhe në fotografitë në rrjete sociale, Burhan Pajaziti shihet si njeri i afër me partinë e Kadri Veselit.

Ai është në foto me njerëzit kryesor të PDK-së, Kadri Veseli, Uran Ismaili, Memli Krasniqi, etj.

Babai i Andi Pajazitit të dyshuarit për sulmin ndaj Berat Buzhalës, anëtar i PDK-së

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).