
Skenë nga filmi 'Zgjoi'. Foto: QKK.
Filmi “Zgjoi” në rreth të ngushtë për Oscar
21.12.2021 - 22:51
Filmi “Zgjoi” është kategorizuar në listën e ngushtë për Oscar në kategorinë e filmit ndërkombëtar me metrazh të gjatë.
“Pesëmbëdhjetë filma do të kalojnë në raundin tjetër të votimit në kategorinë Ndërkombëtare të Filmit me metrazh të gjatë për Çmimet e 94-ta të Akademisë. Filma nga 92 vende ishin të pranueshme në këtë kategori”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se në rundin e nominimeve, anëtarët e Akademisë nga të gjitha degët ftohen të zgjedhin pjesëmarrjen dhe duhet të shikojnë të 15 filmat e përzgjedhur në listën e ngushtë për të votuar.