Skenë nga filmi 'Zgjoi'. Foto: QKK.

Filmi “Zgjoi” edhe në kinematë e ShBA-së

Ambasada e Kosovës në Uashington ka njoftuar se filmi “Zgjoi” do të fillojë të transmetohet në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 5 nëntori.

“Jemi të entuziazmuar të njoftojmë se “Zgjoi” më në fund po bën rrugën e tij në kinematë në ShBA!”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Ky film është fitues i trefishtë në Sundance 2021 dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare.

“Zgjoi” është në skenar dhe regji të Blerta Bashollit, ndërsa Yllka Gashi ka rolin kryesor e cila paraqet historinë e vërtetë të Fahrije Hotit.