Rruga e re Kardhiq-Delvinë

Filluan gjobat në aksin Kardhiq-Delvinë, Policia ‘nuk fal’, hiqen 8 leje drejtimi në 24 orë

Aksi rrugor Kardhiq-Delvinë, i cili u inagurua mesditën e së shtunës, ka qenë në monitorimin e policisë rrugore që prej hapjës së tij, ndërsa po ashtu ka qenë nën vëzhgim edhe nga 2 makina inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla në lëvizje me mjete të paloguara.

Në 24 orët e fundit në këtë aks, rrugorët pezulluan 8 leje drejtimi për shkleje te ndryshe që përbëjnë rrezik për përdoruesit e rrugës. Shkeljtet që u konstatuan nga policia rrugore, kanë qenë kryesisht për mosrespektim të tabelave kufizuese lidhur me shpejtësinë./TCH