Rritet numri i gjobave për shkeljet në trafik

Policia e Kosovës ka rritur numrin e gjobave ndaj kundërvajtësve në komunikacion.

Gjatë 24 orëve të fundit, ndaj personave që kanë shkelur rregullat e trafikut, Policia ka shqiptuar 1.652 tiketa.

Në krahasim me 24 orëshin e kaluar, numri i tiketave është për 346 më i lartë.

Në raportin e djeshëm, Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka shqiptuar 1.306 tiketa.

Ndërsa, sipas raportit të Policisë të së enjtes, numri i pjesëmarrësve të trafik të gjobitur ishte më I lartë se sot e dje.  Policia kishte shqiptuar 1.749 gjoba.