Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës. FOTO- Urim Krasniqi

Fillon intervistimi i kandidatëve për rektor

Këshilli Drejtues i UP-së ka filluar të intervistojë kandidatët për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kryetari i këtij këshilli, Ujkan Bajra kërkoi nga anëtarët e tjerë që të votojnë në mënyrë sa më të pavarur dhe profesionale për kandidatët.

Ai po ashtu tha se shpreson që është hera e fundit që KD e zgjedh rektorin.

“Shpresoj të jetë e fundit që zgjidhet rektori nga ana e Këshillit Drejtues, sepse mendoj se stafi akademik e di më së miri se kush duhet të jetë për këtë pozitë”, tha ai.

Intervistimi i kandidatëve është duke u mbajtur pa praninë e mediave. Intervistimi i tre kandidatëve është paraparë që te përfundojë në ora 12:20.

Siç merr vesh KALLXO.com kandidati i parë për intervistim do të jetë Blerim Rexha, pastaj Faton Berisha dhe në fund Naser Sahiti.

Secili kandidat do t’i ketë 20 minuta për prezantim sipas agjendës.