
Foto: Kallxo.com
Filharmonia e Kosovës mban koncertin e fundvitit
23.12.2020 - 20:18
Filharmonia e Kosovës ka mbajtur sot në mbrëmje koncertin përmbyllës për këtë viti, kushtuar Ditës së Krishtlindjes.
Koncerti është mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, në kujtim të Nexhmije Pagarushës, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja.
Gjatë këtij koncerti janë interpretuar perlat më të mira të muzikës shqiptare; vepra nga Rexho Mulliqi, Avni Mula, Çesk Zadeja, Palok Kurti e Kristo Kono.
Këtë vit Filharmonia e Kosovës ka shënuar 20 vjetorine themelimit të saj. Për të shënuar këtë përvjetor ky institucion ka mbajtur një sërë koncertesh.
Një koncert special kushtuar Nexhmije Pagarushës, Filharmonia e Kosovës e ka mbajtur në Shkup në Maqedoninë e Veriut, më 19 dhjetor 2020.