Foto-ilustrim

Ferizajasi arrestohet për mbajtje të substancave narkotike

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që të njëjtit i është kontrolluar makina dhe i janë sekuestruar katër qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë në peshë 4 gram dhe një pako me letra rizlla.

“I njëjti është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet.