Ferizaj, tejkaloi në vijë të plotë, Policia ia merr për 3 muaj patentë shoferin

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj njofton se sot në ora 12:58 në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik, në fshatin Rakaj të Ferizajt, ka ndaluar shoferin E.SH, i moshës 23-vjeçare, i cili ka bërë tejkalimin e tri automjeteve në vijë të plotë.

Për shkak të këtij tejkalimi në vijë të plotë, Policia i ka shqiptuar një gjobë sipas Ligjit të komunikacionit rrugor 150 euro, 2 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj u bën thirrje shoferëve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.