Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj, policia arreston personin që ishte në kërkim për shitje të narkotikëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot ka arrestuar një 24-vjeçar për shitje dhe posedim të lëndëve narkotike.

I njëjti ishte i dënuar me burg me kohëzgjatje prej 4 muajsh.

Policia ka njoftuar se personi ka qenë në kërkim, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale – “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

F.Xh është arrestuar pas një informacioni inteligjent të cilin e ka pranuar Policia në Ferizaj.

Tutje nga Policia potencohet se personi është dërguar në vuajtje të dënimit.