Ilustrim: Kuletë (Arkivë) - Foto: KALLXO.com

Ferizaj, pensionisti gjen një kuletë me para, e dorëzon në Polici

Një qytetar ka bërë një gjest të mirë dje në Ferizaj.

Sipas Policisë, dje rreth orës 15:00, Imer Zekolli, 65-vjeçar, pensionist , në rrugën “Gjon Serreqi “në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Portofoli i përkiste Lirie Beqirit nga Ferizaj, me profesion fizioterapeute.

Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të Policisë, pronares Lirie Beqirit i kthehen paratë 182.50 € dhe dokumentet e saj.

Policia ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e Policisë .