Foto: KALLXO.com Ilustrim

Ferizaj, nëna raporton djalin për kanosje

Një grua ka raportuar se është kanosur nga djali i saj 27 vjeçar.

Rasti raportohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.