Foto: Ilustrim

Ferizaj, nën kërcënimin e thikave i grabisin arkën me rreth 400 euro

Një person në Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se dy persona të panjohur, dyshohet se nën kërcënimin e thikave i kanë grabitur arkën në të cilën kishte rreth 400 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë, nuk raportohet për të dyshuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:00 dhe është nën hetime nga njësitë relevante policore.