Ferizaj, Komuna ndan parcelë për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike

Komuna e Ferizajt e ka ndarë një parcelë prej 38 mijë metra katrorë për ndërtimin e një pishine gjysmë-olimpike.

Këtë propozim e ka bërë të ditur drejtori i Pronës Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, gjatë mbledhjes së kuvendit komunal në këtë komunë, raporton Komuna e Ferizajt.

“Kjo pjesë e kësaj ngastre po ndahet për ndërtimin e pishinës gjysmë – olimpike”, ka thënë Murseli gjatë propozimit.

Ndërsa Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit, ka bërë propozim-vendimin e rregullores për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike.

Në këtë mbledhje, komuna e Ferizajt ka marrë edhe vendime për ndarjen e subvencioneve në bujqësi.