Ferizaj, del në gjyq e akuzuara për sulm ndaj mësimdhënëses

B.P. është ulur sot në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Ferizajt.

Nga Prokuroria ajo po akuzohet për veprën penale – sulm ndaj personit zyrtar.

Në lidhje me aktakuzën, B.P. është deklaruar e pafajshme.

B.P., nëna e një nxënëseje, po akuzohet për sulm ndaj një mësimdhënëseje në shkollën “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt.