Ferizaj 1 muaj paraburgim për babain që sulmoi fizikisht djalin e mitur

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit një personi me inicialet H.D., nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht djalin e mitur.

Me datën 18 mars, H.D. dyshohet se në shtëpinë e tij në Ferizaj, me dashje i ka shkaktuar lëndim trupor djalit të tij të mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një fjalosjeje, e që më pas prindi e ka goditur djalin me grushte në fytyrë, e më pastaj janë rrokollisur shkallëve nga kati i dytë në katin e parë, e që si pasojë, i mituri kishte pësuar lëndime të lehta trupore.

Në këtë rast, gjyqtari i procedurës paraprake, e ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.

Sipas njoftimit, paraburgimi do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK në Prishtinë.