Faton Abdullahu emërohet zëdhënës i PDK-së

Faton Abdullahu është emëruar zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një shkrimi në “Facebook”.

“Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë tonë. Që prej ardhjes së tij në PDK, ai ka dhënë kontribut të çmuar në pikëpamje politike e tematike, ndërsa tani e tutje do jetë zë i PDK-së në qëndrimet tona publike”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Abdullahu ka qenë edhe këshilltar i Isa Mustafës (LDK) në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër i Kosovës.

Më 28 dhjetor 2020 Abdullahu kishte aderuar në PDK.