Viola Von Cramon

Eurodeputetja i quan konfuze vendimet e Ministrisë për luftimin e COVID-19

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, duke folur për rregullat e reja të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në 90 minuta tha se vendimi është konfuz dhe mund të shkaktojë më shumë dëm.

Von Cramon ka thënë po ashtu se shumë shtete kanë kufizim të lëvizjes por nuk e kanë të caktuar orën se kur duhet të dalin.

“Rregullat e bllokimit duhet të ndjekin rregullat kushtetuese në Kosovë. Rregullat (që) shkaktojnë më shumë konfuzion dhe nuk është e mundur të ndiqen, do të shkaktojnë më shumë dëm. Vendet e tjera kanë kohë të kufizuar për të kaluar jashtë, por jo orën kur dikush mund të dalë. Qeveria duhet të kthehet në bazën kushtetuese”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Ministria e Shëndetësisë kanë marrë një numër të madh vendimesh të reja për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes ngjitëse Covid 19 për ta mbrojtur shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës.

Vendimet e reja të MSh vijnë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues vendim e mëparshëm të Qeverisë së Kosovës të datës 23 mars, i cili kufizonte lirinë e qytetarëve nga ora 06:00 në mëngjes e deri në ora 17:00 pasdite.

Vendimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë kanë hyrë në fuqi në mëngjesin e sotëm në ora 06:00.

Sipas këtyre vendimeve, një qytetar duke ju referuar numrit të parafundit personat të ID ka të drejtë që 90 minuta të qëndrojë jashtë shtëpisë për furnizime me ushqime dhe nevoja të tjera.