Është gjetur 39-vjeçarja nga Drenasi që u raportua e zhdukur

Policia e Kosovës njofton se ka gjetur në gjendje të mirë shëndetësore Shqipe Zekajn, e cila u raportua e zhdukur më 27 tetor 2023 në fshatin Vasilevë të Drenasit.

Sipas Policisë, aktualisht hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse lidhur me rastin.

Policia ka falënderuar mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm.

Forcat e rendit gjatë ditës së sotme kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Shqipe Zekajt.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 39-vjeçares nga Vasileva e Drenasit