Foto: Presidenca e Kosovës

Escobar nesër në Kosovë, takon presidenten Osmani

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, njëherësh i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që nesër ta vizitojë Kosovën.

Vizitën e tij, Esobar do ta fillojë me një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas komunikatës së Presidencës së Kosovës, takimi do të jetë i mbyllur për media, ndërsa pas tij do të ketë deklaratë të përbashkët.

Escobar ka zhvilluar takim me Osmanin edhe një muaj më parë gjatë vizitës që kishte pasur në Kosovë, me emisarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Javën e kaluar në Kosovë erdhi në vizitë emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak i cili pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha që temat e diskutuara kanë qenë për udhërrëfyesin për energjinë dhe targat.

Presidentja Osmani deklarohet pas takimit me Escobar