Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. rel

Erdogan thotë se qeveria siriane do të paguajë çmimin për vrasjen e ushtarëve turq

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të martën se qeveria siriane do të paguajë një “çmim shumë të shtrenjtë” për shkak të sulmit ndaj trupave turke në rajonin e Idlibit në Siri, ku 13 ushtarë janë vrarë brenda pak më shumë se një jave.

Në Ankara, bisedimet midis Turqisë dhe Rusisë përfunduan pa një marrëveshje, për ndalimin e luftimeve ndërmjet forcave të presidentit Bashal-al Assad dhe rebelëve anti-qeveritarë.

Turqia përkrahë forcat rebele, ndërkaq Rusia mbështet presidentin, Bashar al-Asad.

Forcat qeveritare siriane po bëjnë përpjekje për të kthyer kontrollin në rajonin e Idlibit, dhe disa pjesë të Alepos.

Këto rajone janë territoret e fundit në të cilat kanë ende kontroll rebelët anti-qeveritarë.

Ankaraja vendosi mijëra ushtarë për të frenuar ofensivën siriane.

Në qytetin Nairab, rebelët sirianë të mbështetur nga Turqia, rrëzuan një helikopter që besohet se i përket qeverisë siriane.

Ofansiva e forcave të Asadit në Idlib ka shkaktuar zhvendosjen e rreth 700.000 njerëzve nga shtëpitë e tyre. Shumica e të zhvendosurve janë gra dhe fëmijë.

Në Turqi gjenden rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë. Ankaraja ka frikë se mund të ndodhë një fluks tjetër i refugjatëve pas përshkallëzimit të dhunës në Idlib. /REL

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!