Epidemiologu nga ShBA tregon për trajtimin e shqiptarëve me COVID-19

Skender Murtezani, epidemiolog në ShBA, ka treguar se shqiptarët e kanë marrë mjaft me seriozitet pandeminë COVID-19 në këtë shtet.

“Komuniteti shqiptar në Amerikë është kohëve të fundit jashtëzakonisht i displinuar, e kuptojnë seriozitetin e momentit. Disa pacientë të mi në rrethin e Queensit ku jamë unë e kanë kaluar këtë krizë mirë dhe tani ndjej se zbehet forca e virusit korona”, ka thënë Murtezani në emisionin “Jeta në Kosovë”.

“Zyrtarishtj janë afërsisht 500 pacientë deri në 1,000 mijë, janë testuar mbi 200 shqiptarë dhe në zyrën time janë afër 12 pozitivë, por ka edhe pacientë që janë testuar edhe në shtetet e tjera”, ka shtuar ai.

Murtezani po ashtu ka thënë se Amerika ka dështuar në menaxhimin e situatës së pandemisë.

“Një vend me një mjekësi superiore menaxhimi ka dështuar. Ato procedura nga fillimi që janë marrë nuk janë marrë me kohë sepse për 1 muaj numri i të prekurve vetëm rritej edhe vdekshmëria. Fatkeqësisht menaxhimi dështoi por edhe individët”, ka deklaruar ai.

Në emisionin “Jeta në Kosovë” është duke u debatuar me shqiptarët që po punojnë në luftimin e pandemisë në Amerikë, Itali, Angli e Singapor.