Galeria e Ministrisë së Kulturës bëhet gati për ekspozitën e Engji Jahajt

Galeria e Ministrisë së Kulturës në Kompleksin “Qafa” ka nisur publikimin e punimeve të artistes Engji Jaha.

Publikimi i këtyre punimeve nga Galeria e MKRS-ë është bërë disa ditë para hapjes së ekspozitës së kësaj artisteje.

Ekspozita “Selfie Mundi”e Engji Jahajt hapet më 18 qershor në Galerinë e Ministrisë së Kulturës. Kjo ekspozite kurohet nga Shkëlzen Maliqi.

“Puna rreth ekspozitës së autores Engji Jaha. Deri në hapje do të ndajmë me ju disa foto përgjatë fazave të ndryshme të punës për të parë procesin e punës për një ekspozitë në të cilën ka piktura dhe instalime. Të gjitha këto i zbulojmë bashkë deri më datë 18 qershor kur do te mund ta vizitoni në sallën e GMK”, thuhet në njoftimin e galerisë në Facebook.