Ekspertët nga Kosova dhe Serbia diskutojnë për procesin e dialogut

Instituti i Politikës së Jashtme (FPI) në kuadër të School of Advanced International Studies (SAIS) do të organizojë debatin “Kosova dhe Serbia: Si ta bëjmë marrëveshjen të funksionojë urgjentisht?”.

Në këtë debat ekspertët do të diskutojnë se si Kosova dhe Serbia mund të implementojnë marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit.

Ky debate do të shfaqet online më 14 prill 2023, nga ora 15:00-17:00.

Debati do të moderohet nga Edward P. Joseph, i cili ka punuar si zëvendës Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, gjithashtu ka qenë negociator në marrëveshjen e vitit 2012 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve e serbëve në Kosovë.

Panelist do të jenë Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave, Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Arben Hajrullahu nga Universiteti i Prishtinës, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike, Qëndrim Gashi dhe Tatjana Lazareviq nga KoSSev.