Edhe nëntë të vdekur nga COVID-19 gjatë ditës

Nëntë të infektuar me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 714 raste.

IKSHPK ka njoftuar se 546 raste kanë rezultuar pozitive me coronavirus pas testimit të 1 mijë e 626 të mostrave të dyshimta.

Ndërsa, 107 pacientë janë shëruar.

COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër, përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës fizike prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë rekomandimet e ekspertëve për parandalimin e përhapjes së infeksionit.